Aksident, rrokulliset vetura e Policisë së Kosovës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Stallovë të komunës së Prishtinës.

Loading...

Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline shihet se vetura e Njësisë së Policisë së Kosovës ka përfunduar e rrotulluar në këtë pjesë të fshatit, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet për të lënduar por që dëmet materiale vërehet të jenë të mëdha. /Indeksonline