Aksident  i rëndë trafiku në Qubrel

 

Loading...

Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë.

Aksidentin për Gazetën Online Drenicapress e ka konfirmuar edhe zëdhënwsi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojw e aksidentit të raportuar sot rreth orës 14:00, të ndodhur ndërmjet dy veturave, në rrugen rajonale Mitrovicë-Pejë, në fshatin Qubrel. Të lënduarit pas tretmanit mjeksor në QKMF Skenderaj janë liruar”, ka thënë Zahiti për Drenicapress.info