Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Pejë, disa persona të lënduar |Foto/Video

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në magjistralën Prishtinë – Pejë, ku për pasojë janë lënduar disa persona.

Loading...

Dëshmitar okular kanë thënë për “Gazta Blic” se si pasojë e mospërshtatjes së shpëjetësisë një veturë është vetaksidentuar dhe ka dalur nga rruga.

Nga vendi i ngjarjes “Gazeta Blic” ka siguruar pamje, ku shihet se në ndihmë u ka dalë ekipi mjekësor, Policia e Kosovës dhe dhjetëra qytetarë.

Theksojmë se Policia e Kosovës po vazhdon të apelojë çdo herë që ngasësit e veturave të rrisin kujdesin e tyre në komunikacion, në mënyrë që mos të vihet deri tek aksidentet sidomos ato me fatalitet.