Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar (Video)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin rrugor mes Qafës së Duhlës dhe Suharekës.

Loading...

Në videon që ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre është rrokullisur.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes në aksident ka edhe persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, e cila është duke hetuar shkaqet e aksidentit.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë zyrtarët për informim në Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me aksidentin, por asnjëri nuk i është përgjigjur thirrjeve. /Telegrafi/