Aksident në Skenderaj, dy persona përfundojnë në spitalin e Mitrovicës

Një aksident komunikacioni është regjistruar në rrugën “Fadil Rrustemi” në Skenderaj, transmeton Gazeta Drenica Press.

Loading...

Aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj K/Shqiptar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës. /Drenica Press/