Aksident në Pejë, një i vdekur dhe tre të lënduar

Foto arkivi
Foto arkivi

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se një aksident trafiku me fatalitet kishte ndodhur dje Kryshec të Pejës.

Loading...

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 19:55, transmeton Koha.net. Me këtë rast kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë.

“Dy automjete me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një grua ka ndërruar jetë si dhe lëndime trupore kanë pësuar dy burra dhe një grua. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u dorëzohet familjarëve”, thotë PK.