Aksident në mes të tri veturave, lëndohen 5 persona

Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur sot në Vushtrri dhe si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona, transmeton Gazeta Metro.

Sipas njoftimit të Policisë në aksident janë përfshirë tri vetura.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në Vushtrri

“Një aksident trafiku me lëndime është raportuar sot rreth orës 13:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë,  përkatësisht segmenti në Vushtrri. Në  aksident janë përfshirë tri vetura civile, ku si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti./gazetametro.net