Një aksident ka ndodhur në fshatin Marinë të Skenderajt, në rrugën Skenderaj – Drenas, ku një makinë është rrokullisur, shkruan Drenica Press.

Sipas burimeve të portalit Drenica Press, ngjarja ka ndodhur gjatë pasditës së ditës së sotme kur një makinë e tipit Golf është rrokullisur duke rënë disa metra poshtë rrugës më konkretisht tek hyrja e pishinës në Marinë.

Ndërsa me të marrë informcionin Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes duke hetuar rastin, ende nuk dihet gjendja e të lënduarve në këtë makinë./DRENICA PRESS/