Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë, ku janë të përfshira dy vetura.

Sipas fotografive shihet se veturat kanë pësuar dëme materiale por nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Kurse, gjendja e rrugës duket e mirë, ndonëse që nga mesnata reshjet e borës nuk janë ndalur në Kosovë.