Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësishtë te “Kroni i Mbretit”.

Nga fotografitë që ka dërguar një lexues i DrenicaPress, shihet se një kamion ka goditur një veturë.

Lidhur me këtë aksident është prononcuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Ballkani.info

“Po, aksidenti ka ndodhur në Korretic afër Drenasit dhe nga informatat që kemi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material”.

Po ashtu ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe njësiti i autostradës.