Aksident në Drenas, nuk dihet nëse ka persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Komoran-Drenas, saktësisht në fshatin Korreticë e Ulët.

Një qytetar ka dërguar fotografi në  KALLXO.com ku shihen veturat e aksidentuara.

Në këtë aksident shihen të jenë përfshirë një veturë e tipit Peugeot dhe një kombi, të dy me targa vendore.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj mëngjesin e sotëm ka bërë apel për kujdes të shtuar në komunikacion.

“Mirëmëngjesi Kosovë! Sot kemi një nga shumë ditët dimërore ku do të ketë reshje të borës dhe temperatura të ulëta (-3 deri në -10) thuajse gjatë gjithë ditës. Prandaj kujdesi në komunikacion duhet të jetë primar”, ka shkruar ministri.