Aksident mes dy automjeteve, raportohet për një të lënduar

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajit ka konfirmuar se një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek vendi i quajtur “Guri i shpumë” në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit.

Loading...

Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Agim Gashi ka thënë për “Indeksonline” se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

Sipas tij, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësorë në Ambullanten e Kaçanikut.

Më tutje, Gashi ka shtuar se njësitet përkatëse të Policisë  kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po merren me rrethanat që karakterizojnë këtë aksident.