Një person është lënduar sot nga një aksident që ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë, në dalje të Vushtrrisë.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.

Ai tha se në aksident janë të përfshira dy automjete, njofton Klan Kosova.

“Nga informatat fillestare deri më tani një person është lënduar”.

“Në këtë aksidentë të përfshira janë një kamion dhe një kamionetë”, tha Zahiti për klankosova.tv.