Aksident i rëndë në hyrje të Prishtinës, raportohet për dy persona të lënduar

Dita e sotme që nga mëngjesi u shënua me aksidente të shumta në tërë territorin e Kosovës, për shkak të reshjeve të shumta të borës dhe mosintervenimit të shpejtë të autoriteteve për pastrimin e rrugëve.

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në Prishtinë, saktësisht në Veternik.

Vetura, sipas dëshmitarëve, ka devijuar rrugës duke dashur të bëjë tejkalim dhe kështu sipas fotografive të dërguara nga ekipi i Expressit në terren, shihet se është goditur për një shtyllë.

Express raporton se nga ky aksident së paku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Gjithashtu, shihet se të pranishëm në vend të ngjarjes janë edhe policia.