Aksident i rëndë në Gjilan – lëndohen katër persona, njëri nga ta në gjendje më të rëndë

Sot pak para orës 07:00, ka ndodhur një aksident në dalje të qytetit të Gjilanit, shkruan Gazeta Blic.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona, një nga ta ka pësuar lëndime më të rënda.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, duke folur për Gazetën Blic, e ka konfirmuar rastin, duke dhënë detaje për të.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave ndërsa kanë mbetur katër persona të lënduar lehtë dhe një me lëndime më të rënda janë dërguar në QKUK”, ka thënë Hashani.