Aksident i rëndë/ Humbin jetën 2 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Levan-Tepelenë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, ndërsa katër të tjerë mendohet të jenë plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Varibok. Raportohet se  të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë mendohet të jenë plagosur.

Raportohet se fillimisht një mjet është përplasur me një motor, ndërsa më pas në aksident janë përfshirë edhe pasagjerët e një autobusi të ndaluar.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe ambulanca.