Akademiku polak po jepte intervistë për krizën politike, macja i hip në qafë (Video)

Ndonjëherë edhe intervistat më serioze në televizone bëhen qesharake, shkaku i ndonjë elementi që ndërhyn papritmas, derisa gjithçka transmetohet drejtpërdrejt.

Loading...

Dr Jerzy Tagalsi po përpiqej të shpjegonte tensionet politike në Poloni, kur macja tij vendosi të ndërhyjë dhe të jetë në qendër të vëmendjes.

Doktori i shkencave politike po fliste, macja portokalli Lisio i hipi mbi krahë dhe ia lëpinte veshin. Megjithëse ishte shumë në vështirësi, Dr Talagsi vazhdoi të shpjegonte, ndërsa ia largonte bishtin që i dilte para syve.

Gjatë intervistës, akademiku që është aktivist opozitar, ka thënë se qeveria polake ende po udhëhiqet nga sistemi i vjetër i sigurisë. Shteti polak është duke u përballur me trazira, si pasojë e goditjes qeveritare në raport me Gjykatën e Lartë.

Sipas një ligji të ri, mosha e pensionimit ushtë ulur prej 70 në 65-vjeç, si pasojë e së cilës do të largohen 40 për qind e gjykatësve që janë në funksion. Ky veprim është kritikuar nga Bashkimi Evropian, meqenëse qeveria është trupi i cili kontrollon dhe emëron zgjedhjen e gjykatësve të rinj.

Roli i Lisios, është i njëjti me atë që e bënë fëmijët e Robert E Kelly, i cili po fliste live për zhvillimet në Korenë e Veriut. Ky filmim është bërë viral para më shumë se një viti, por nuk vjetrohet kurrë dhe mund ta shihni së paku edhe njëherë.