Akademi përkujtimore për Komandantin Adem Jashari

Sot, dita e dytë e Epopesë së UÇK-së , më 6 mars, do të vazhdoj me organizime, ku në ora 9:30 do të bëhen homazhe pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari si dhe pranë varrezave të familjes Jashari në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz të Skenderajt. Homazhe pranë varrezave të dëshmorëve do të bëhen pranë të gjitha komplekseve memoriale të dëshmorëve  të UÇK-së në komuna e Republikës së Kosovës.
Ndërsa në mbrëmje, duke filluar nga ora 18, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.