Ai ka talent, por i famshëm u bë falë ngjashmërisë me kryeministrin kanadez (Foto)

 

Një konkurrent në një shfaqje talentesh në Afganistan është bërë një yll falë ngjashmërisë së tij të çuditshme me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, këngëtari Abdul Salam Maftoon ka qenë duke konkurruar në “Afghan Star”, i cili pretendon të jetë programi numër një i talenteve muzikore të Afganistanit.

Pas mbijetimit të një serie të raundeve të eliminimit, muzikanti tanimë ka marrë edhe nofkën ‘Salam Trudeau’ apo edhe ‘Trudeau afgan’ falë ngjashmërisë së tij me kryeministrin 47-vjeçar të Kanadasë.

Sipas mediave lokale, Maftoon, i cili ka një kokë, flokë, dhe karakteristika të ngjashme të fytyrës me Trudeau, është një këngëtar popullore nga provinca Badakhshan.

Dhe siç edhe mund të pritej, reagimet kanë ardhur edhe nga përdorues të ndryshëm në rrjetet sociale të cilët kanë vënë në pah ngjashmëritë që ai ndan me politikanin kanadez. /Telegrafi/