“Shqiptaret për martesë” është faqja që serbët kanë krijuar në facebook. Në këtë faqe postohen fotografitë e femra të bukura shqipatre që kërkojnë të martohen. Qëllimi i faqes “Shqiptaret për martesë”, është martesa e femrave kosovare me meshkujt serb.

Sipas të informacioneve deri më tani janë kryer disa martesa.

Në një artikull të  revistës amerikane ‘The Vice’ bëhet një trajtesë e gjërë e martesave të shqiptareve me serbët.

Sipas kësaj reviste dhjetra fshatra serb po shuhen pasi femrat dhe gratë e reja largohen drejt qyteteve për një jetë më të mirë. Ndërsa burrat e rinj qëndrojnë në tokën në pronësi të familjes duke u kujdesur për fermët dhe anëtarët e tjerë të familjes. Kësisoj mungesa e vajzave të reja në këto fshatra ka sjellë dhe kërkesën për rritjen e ndërmjetësueve.

Ndërkohë që djemtë e rinj shqiptarë largohen drejt vendeve  europiane për një jetë më të mirë.

Kjo faqe ka shërbyer për të kryer këto martesa, mes burrave të vjetër serb me vajzat e reja shqiptare.