Agim Bahtiri nga Ujmani: Qesharake pse Presidenti erdhi këtu me polici

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka vizituar sot Ujmanin ku ka thënë se është qesharake se si Shefi i Shtetit Hashim Thaçi ditë më parë shkoi në Veri me Njësi Speciale të Policisë së Kosovës. Bashkë me Agim Bahtirin ka qenë edhe Fidan Jupolli, autor i emisionit “DPT te Fidani” në T7.

Loading...

“Këtu kanë derdhur gjak me mijëra shqiptarë”, ka thënë Bahtiri nga Ujmani.

“Qesharake është…, për arsye se Presidenti është dashur të vijë këtu pa polici… Policinë është dashur ta bëjë më herët”, ka thënë Bahtiri.