Duket se vera e ngjeshur me mbrëmje e ahengje të ndryshme, ka bërë që Afërdita Demaku të kalojë disa ditë relaksi në pushime, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja e muzikës popullore ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion për të pushuar.

Nga atje ajo ka publikuar disa fotografi, ndërsa është shfaqur e veshur me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra xhinse, dhe me një pozë e shtrirë në rërë.

“Bac perhajr dasma” është projekti i fundit i Afërdita Demakut që e ka sjellë në bashkëpunim me dy fëmijët e saj, Donën dhe Pimin. Kënga numëron mbi 4 milionë klikime./GazetaBlic

No tags for this post.