Aeroplani më i madh në botë rrëzohet një javë pas inaugurimit (Foto/Video)

Airlander 10, aeroplani më i madh në botë, është rrëzuar gjatë fluturimit të tij të dytë testues.

Loading...

Aeroplani, me nofkën “Flying Bum” është rrëzuar në aeroportin Cardington në Bedfordshire, Angli.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani, i një gjatësie prej 92 metrash është dëmtuar në të dy anët e tij.

Pronarët e aeroplanit kanë thënë se i gjithë stafi janë të sigurt dhe mirë dhe nuk kanë pësuar ndonjë lëndim.

Fluturimi i parë i aeroplanit ishte kryer të enjten e kaluar, fluturim i brohoritur nga turma njerëzish.