Adoleshentët po braktisin Facebook

Numri i personave që përdorin Facebook ka rënë ndjeshëm që nga viti 2015 dhe popullariteti ka shkuar për YouTube, Instagram dhe Snapchat.

Loading...

Adoleshentët kanë braktisur Facebook në favor të platformave të tjera të mediave sociale si Snapchat dhe Instagram, sipas një studimi të Qendrës Kërkimore Pew.

Vetëm 51% e të rinjve të moshës 13-17 vjeç thonë se përdorin Facebook, një rënie dramatike nga 71% që e përdonin në një studim të mëparshëm të Pew në vitin 2015, kur Facebook ishte platforma dominuese online.

Sipas këtij studimi, përdorimi i Facebook nga adoleshentët është ulur ndjeshëm, ndërsa ata i janë drejtuar YouTube (85%), Instagam (72%) ose Snapchat (69%).

Në studimin e mëparshëm, vetëm 52% e adoleshentëve thanë se përdornin Instagramin, ndërsa 41% thanë se përdorën Snapchat. YouTube nuk u përfshi në sondazhin e 2014-2015. /albeu.com