Admir Murataj, grabitësi I Rinasit që humbi jetën pas përplasjes së armatosur me policinë u përcoll për në banesën e fundit këtë të premte.

Ceremonia u zhvillua në mesdite ne fshatin Çerem të Tropojes, vendlindja e Muratajt!
Familjarët dhe miqtë e percollen në banesën e fundit Admir Muratajn që për policinë duhet të jetë koka e grabitjes së fundit të miliona eurove në Rinas, aeroport ku ai kishte grabitur edhe herë të tjera.
I vetmi nga familjarët që mungoi në ceremoni ishte një nga vëllezerit e tij, Aleksander Murataj i cili ndodhet në burg, pasi u arrestua pikërisht si pjesë e një prej grabitjeve të parave në aksin Tiranë-Rinas.
Admir Murataj prej shumë vitesh jetonte kryesisht në Greqi ku edhe atje ishte hetuar për një grabitje.

Ai kishte mundur të arratisej nga burgu i Trikalles në 2013 dhe më pas ishte bërë protagonist në 4 raste grabitjesh të mëdha të bankave në Shqipëri derisa gjeti vdekjen në tentativen e fundit ku ishte maskuar.

Pjesa tjeter e familjes së tij, gruaja dhe vajzat jetonin në një shtëpi në Prezë të Tiranës. Vëllai i tij, Cen Murataj tha për mediat se familjaret kishin që nga viti 2016 që nuk e shihnin Admirin.