A u dorëhiq Kuçi nga Parlamenti, flet zyrtari i AAK”së

 

Deputeti i AAK’së, Blerim Kuçi me 23 janar të vitit që e lamë pas kishte deklaruar se nëse në vitin 2018 nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën ai do të japë dorëheqje nga posti që e mbanë. Në lidhje më këto deklarata Kuçi ka treguar se sot e ka bërë kërkesën për dorëheqje tek Grupi Parlamentar i AAK’së dhe pritet të shqyrtohet. Kurse, në AAK kanë treguar se dorëheqja e Kuçit nuk do të pranohet nga kryesia e partisë.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë për Gazetën Express se kërkesa e Kuçit nuk do të pranohet nga kryesia e AAK’së.

“Ne nuk e kemi shqyrtuar kërkesën e deputetit Kuçi ende, por e di saktë se ajo nuk do te pranohet. Kuqi nuk ka asnjë obligim as moral ad politik qe te japë dorëheqje nga posti i deputetit, sepse edhe ai edhe partia qe i tako , i kane përmbushur krejt obligimet për liberalizimin e vizave. BE ndoshta do te reflektojë me disa muaj vonese.  Kërkesa e deputetit Kuçi do të refuzohet!”, ka thënë Nitaj.

Zyrtari i lartë i AAK’së ka thënë se Kuçi në premtimin e tij e ka pasur për bazë Kosovën dhe obligimet qe duhet te përmbushë ajo ne raport me liberalizimin e vizave.

“Blerim Kuçi ka bërë një premtim publik për tërheqje nga posti i deputetit nëse deri për vit të ri nuk liberalizohen vizat. Dhe ai ka bërë një kërkesë për tu tërhequr nga posti i deputetit meqë ky premtim nuk është realizuar. Por Kuçi ne premtimin e tij e ka pasur për bazë Kosovën dhe obligimet qe duhet te përmbushë ajo ne raport me liberalizimin e vizave”, ka thënë Nitaj.

Vlen të theksohet se Aleanca në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet nga 12 deputetë: Ahmet Isufi, Daut Haradinaj, Teuta Haxhiu, Shkumbin Demaliaj, Time Kadrijaj, Blerim Kuçi, Rasim Selmanaj, Donika Kadaj – Bujupi, Emilija Redžepi, Muharrem Nitaj , Gani Dreshaj dhe Bekë Berisha.

Ndryshe, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk u bë as në vitin 2018.

Këtë e kishte bërë të ditur edhe komisionari evropian, Johannes Hahn I cili gjatë vizitës së tij në Kosovës se kjo gjë nuk do të realizohet deri në vitin 2020.

E për këtë kishin dhënë premtime të shumta edhe liderët shtetërorë se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm brenda vitit që e lamë pas./