Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj i është kundërpërgjigjur deklaratës së deputetit të VV’së, Glauk Konjufca se deputetja tjetër e PSD’së, Aida Dërguti ka qenë në Shërbimin Informativ të Kosovës – raporton Periskopi.

Molliqaj ka thënë se Dërguti do të flas vetë për këtë çështje, por që absolutisht është e pavërtetë se ajo ka qenë ndonjëherë në SHIK.

“Aida do të flas vetë shumë shpejt. Është e pavërtetë. Po unë s’kam nevojë me mbrojt atë. Ajo e ka nis angazhimin nga lufta dhe pa të drejtë është sulmuar disa herë. Është e pandershme njëherë me fol mirë për të, e më pas për me shmang emrin nga vetja, me sulmu dikë tjetër. Ne në PSD i kemi të gjitha përgjigjet për të gjitha çështjet. Unë e kam shoqe Aidën, ajo do të flas vetë. Glauku nuk duhet me ik prej përgjigjeve, e me fol për të tjerët. Ai e ka mohu edhe në AAK që ka qenë, por që më pas doli e vërtet”, ka thënë Molliqaj./PERISKOPi