A janë Feronikeli dhe Drenica pro shkarkimit të kryetarit të FFK-së?

 

Drejtori i Llapit, Tahir Batatina ka treguar se janë disa skuadra pro shkarkimit të presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

“Llapi, Feronikeli dhe Drenica janë të pakënaqura dhe do të votojnë për shkarkimin e Ademit. Nuk ka qenë vetëm Llapi që e ka nisur iniciativën për nënshkrime. Jemi të sigurtë që kemi votat e mjaftueshme për ta rrëzuar presidentin Ademi” deklaroi Batatina.

Me 28 mars do të mbahet Kuvendi i ardhshëm i punës në FFK, ku synohet shkarkimi i presidentit Agim Ademi. /Indeksonline/