Lideri i Vetëvedosjes, Albin Kurti, i cili është edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, si rrallë herë ka folur për gruan dhe vajzën.

I ftuar në emisionin “N’konak”, lideri i VV-së u pyet se cilën gjuhë e flet vajza e tij, gjuhën shqipe apo norvegjeze.

“Flet edhe shqipen njësoj si bashkëmoshatarët e saj edhe norvegjishten, tash ka filluar ta kuptojë edhe anglishten”, tha Kurti, transmeton Sinjali.

Ndërsa, për gruan e tij e cila është shtetase e Norvegjisë, Kurti tha:“E din edhe shqipën por më mirë norvegjishtën”.

Më pas për vajzën tha se e kupton edhe gjuhën angleze sepse i ka dëgjuar prindërit duke komunikuar angalisht.

“Ne flasim anglisht, me kalimin e kohës vajza filloi ta kuptojë edhe anglishten”, tha Kurti./Sinjali/