A është ky aeroporti më i bukur në botë (FOTO, VIDEO)

Aeroporti Jewel Changi në Singapor solenmisht do të hapet javën e ardhsme, ndërsa në kuadër të tij është edhe ujëvara më e madhe në hapësirë të mbyllur në botë.

Më shumë kopsht botanik e oazë e natyrës se sa aeroport, Jewel Changi paraqet një kompleks të llojit të vet të serrës pesëkatëshe, me shitore e dyqane.

I projektuar nga byroja arkitektonike Safdie Architects, ndërtesa është prej xhami, ndërsa është e lidhur me sistemin e transportit të qytetit dhe drejtpërdrejt me terminale me urë këmbësorësh, që paraqet atraksion turistik vetvetiu.

Në të gjendet edhe Rain Vortex-i – ujëvara e gjatë 40 metra, nëpër të cilin rrjedhin rreth 10 mijë galonë ujë në minutë. Uji gjatë sezonit të shiut mblidhet me anë të hapjes qendrore të ndërtesës. Në kuadër të aeroportit ndodhen edhe disa ujëvara më të vogla e kanione.