Ndonëse u raportua se Loredana Zefi ka larguar si avokatë të saj, Artan Sadikun e Tomë Gashin, një gjë të tillë e ka mohuar ky i fundit, shkruan Gazeta Metro.

Sipas tyre, avokati i ri i këngëtares është Thomas Fingerhuth, i cili ka thënë se nuk do ngritët asnjë aktakuzë ndaj saj pas hetimeve që janë duke u zhvilluar.

Megjithatë, një reagim rreth këtij lajmi e ka bërë edhe Tomë Gashi, ndërsa thotë se ende është avokati i saj.

“Për shkak të interesimit të madh të mediave për t’u deklaruar për artistën më të njohur shqiptare të muzikës Repp, Loredana Zefi, unë ende jam avokat i saj”, janë fjalët e tij.

Duhet theksuar se Loredana është akuzuar dy muaj më parë nga një çift zviceran për zhvatje parash dhe kanosje./gazetametro.net