Në këto vende mund të bleni nënshtetësinë, çmime nga 100 mijë dollar në 10 mijë euro

Programe ekonomikë po lejojnë të huajt që të blejnë në mënyrë legjitime nënshtetësinë apo lejen e qëndrimit, në këmbim për investime të konsiderueshme.

Sipas FMN, në një tabelë të quajtur “çmimi i nënshtetësisë”, fenomeni vendoset në perspektivë globale dhe tregohet se përveç Europës dhe Karaibeve, këto programe ekzistojnë edhe në Kanada, SHBA, Australi, Singapor dhe Zelandë të Re.

Opsioni më i lirë për të blerë nënshtetësinë është Dominika, për një investim minimal prej 100 mijë dollarësh.

Në Qipro, kjo vlerë arrin në 2.5 milionë dollarë. Pjesa tjetër në tabelë fokusohet në programet e qëndrimit në botë, ku investimi minimal më i madh për të fituar lejen e qëndrimit, është në Francë me 10 milionë euro.

Ndërkohë, sipas ligjit 108/2013 për të huajt në Republikën e Shqipërisë, ndryshuar me Ligjin nr.74/2016, neni 65 pika 2, një i huaj mund të pajiset me leje qëndrimi nëse ka kryer një investim në Republikën e Shqipërisë në një shumë jo më pak se 2 milionë euro dhe dokumenton se ka krijuar mbi 100 vende pune për një periudhë së paku 1-vjeçare, shkruan Telegrafi.

Ofrimi i nënshtetësisë për shtetas të huaj mund të inkurajojë investime të mëdha për një vend. Në St Christopher dhe Nevis, sasia e parave që qarkullon në sektorin publik prej programeve të nënshtetësisë u rrit në rreth 25% të PBB-së në 2013.

Vendet Europiane po përfitojnë gjithashtu; skema në Portugali përbënte për rreth 13% të investimeve të huaja direkte në 2014-ën

Nesër luan Drenica, ky është kundërshtari

Drenica ka filluar ditë më parë stërvitjet për sezonin e ri.

Testin e parë miqësor KF Drenica do ta ketë nesër me Gjilanin.

Ndeshja luhet në stadiumin e Skenderajt “Bajram Aliu” dhe fillon nga ora 17:00./Drenicapress.info

Sami Lushtaku në Komoran, dhjetëra aktivistë të AKR-së dhe NISMA kalojnë në PDK! (FOTO)

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka qëndruar mbrëmë në Komoran.

Aty Lushtaku është pritur nga shumë aktivistë të AKR-së dhe NISMA-s.

Sipas ish-kryetarit të Skenderajt, këta aktivistë të këtyre dy partive e kanë ftuar atë dhe më pas kanë kaluar në PDK.

“Më kërkesë të dhjetëra anëtarëve të deritashëm të Nismas dhe AKR-së në Drenas, sante isha në Komoran me ç’rast bashkëbiseduam për çështje të ndryshme të së mirës së përgjithshme. Këta aktivistë me dëshirën dhe vullnetin e lirë të tyre që nga sot iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës. Do të punojmë së bashku më qëllim që ta mbajmë PDK-në forcën kryesore në skenën politike të Kosovës. Drenica ka qenë dhe mbetet bastion i pathyeshëm i PDK-së”, ka thënë Lushtaku./Drenicapress.info

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Fotografia e Sami Lushtaku

Arrestohet për vjedhje të rëndë në Drenas

Rastet e vjedhjeve të rënda nuk janë dicka të pazakonshme. Një rast i një vjedhje të tillë është regjistruar edhe në fshatin Nekoc të Drenasit, transmeton Gazeta Drenica Press

Lidhur me këtë rast organet e rendit kanë bërë të ditur se kanë arresuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën në fjalë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Drencia Press/

Reali arrin marrëveshje më lojtarin e njohur për 170 milion funte (FOTO)

Chelsea ka arritur një marrëveshje fillestare me Real Madridin për të shitur Eden Hazard për 190 milionë euro (170 milionë funte), sipas njoftimeve në Francë.

Duke folur pas fushatës së Kupës Botërore të Belgjikës, 27-vjeçari tregoi se ai dëshiron të largohet nga Stamford Bridge këtë verë dhe sugjeroi që Madridi të jetë destinacioni i tij i preferuar, shkruan Metro, transmeton Indeksonline.

Sipas Le10 Sport , Madrid ka rritur bisedimet për të nënshkruar me Hazard këtë javë.

Raporti pohon se mbajtësit e Ligës së Kampionëve kanë biseduar tashmë me babain e Hazardit rreth kontratës së lojtarit dhe tani negociatat kanë filluar me Chelsean./Indeksonline/

Ekskluzive: Këto janë provat që Policia ua konfiskoi grupit kriminal malazez (Foto)

Të mërkurën mbrëma, Policia e Kosovës realizoi njërin ndër operacionet më të mëdha kohët e fundit, atë të arrestimit të tre shtetasve të huaj dhe një kosovareje nën dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në vrasje dhe kidnapime.

Mario Millosheviq, Jovan Paviqeviq, Strahinja Danokoviq dhe Laureta Zuba, janë arrestuar në lagjen Kalabria në Prishtinë me urdhër të INTERPOL-it për shkak të krimeve të rënda – vrasje dhe rrëmbime në territorin e Malit të Zi.

Për këtë operacion, policia kishte punuar intensivisht rreth dy muaj ndërsa nuk ka munguar as bashkëpunimi me autoritetet malazeze.

Indeksonline gjatë gjithë operacionit policor kishte raportuar në kohë reale për çdo detaj të këtij aksioni.

Operacioni policor është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, sasi e narkotikëve, një veturë, dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara, sasi e parave dhe gjëra të tjera.

Indeksonline ka siguruar foto të provave materiale që ka konfiskuar policia në banesën dhe veturën e të dyshuarve:

Dy nga të arrestuarit, dyshohet se përveç urdhërarrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohet të jenë përfshirë edhe në veprat penale: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’./Indeksonline/

‘Mallkuar qofshin ata kriminelë, si mundën me ju qëllua në sy të nipit’…

 

Po bëhen 5 ditë nga vrasja e Boran Bercanës dhe Silvi Ndocit, çiftit të ekzektuar orët e para të së dielës në Shkodër.

Teksa hetimet për ngjarjen vijojnë, ende nuk ka asnjë të dhënë rreth autorëve apo shkaqeve.

E derisa autoritetet kompetente të zbardhin këtë ngjarje të rëndë, për familjarët e dy të rinjve dhimbja është e madhe.

Familjarë e të afërm të 24-vjeçares Silvi Ndoci nuk gjejnë ngushëllim për humbjen e saj, por dhe për djalin e vogël që ajo la pas.

E pikërisht motra e saj Antoneta në rrjetet sociale shkruan për këtë dhimbje të madhe, që i ka rënë familjes së saj dhe familjes së 30-vjeçarit Bercana.

“Nuk janë rreshta, por fjalë zemre, që po më dalin sot për motrën time. Me lot në sy unë jam t’u shkru, afër saj po du me shku. Nanës zemrën ia copëtove, ti me 15 ditëlindjen s’ia urove. Lotët e saj krijuan oqeanin. Pse u largove ti me Boranin?

Motra jote s’ndalet dot, zemra e saj në dysh u nda sot. Borisi mami po thërret, por… se di që ti se pret. Ai Boranin po kërkon, se ka vdekur nuk e kupton. Ah moj motër sot ku je? Pse Po treteni ju ne dhe? Po ti Boran ku ike? Nga shkove? Perse me dhe sot u mbulove? A s’mendove për motrën e vëllain, babën e mamin?

Se ato veç po qajnë sot të gjithë. Po ju vajtojmë, zemrat e lotët s’po pushojnë. Në një varr ju kemi shti, për ju jemi veshur në të zi. Kristjani lotët s’po i mban dot, për motrën e tij që varrosi sot. Motër Diana ka ardhur me shpejtësi, ishte larg në Itali, bashkë me Netë e nanën File, kur e mori lajmin e zi vdekja jote s’po i besojmë. Zemra saj në vaj po ngushëllohet, nuk mundem lotët me i ndalu për ty e Boranin, si menduat plumbit me i bërë ballë?”

“A nuk menduat për këtë djalë, qe jetim ky do të rritet. A menduat a do të mërzitet? Ata kriminelët qofshin mallkuar, në sy të nipit tim si mundën me u qëlluar. Kur ti vdiqe u largove nga kjo jetë, Borisi në përqafim me ty ka fjet. Ka menduar se ti je gjumë e ka than mami të dua shumë… Te ka thënë ku është babi, babit vetë fytyrën ia ka prekur, fytyra e tij nuk është e nxehtë“.

Nëna motra s’po munden me duruar, veç ke varri duan me qëndruar. Duan me të puth e me të përqafuar, por të ka larg e kjo dëshirë s’mundet me ju plotësuar. Ke lënë dajën, nënëdajën, e ke lënë tezet, ke lënë kushëri e kushërira që… që të gjithë i mbuloi errësira tani.

Motra po shkatërrohet, porsi vala po përvëlohet. Dora më s’mundet me shkruar, porsi lumi lotët janë duke më shkuar. Pushofshi në paqe o zemrat e mia, jeni e do jeni gjithmonë në zemrën tonë. I pa harruar qofshin kujtimet e tuaja”.

Edhe motra e 30-vjeçarit Boran Bercana, pak ditë pas ngjarjes në një postim në rrjetet sociale shkruante: “I vogli im s’është më… Shkoi në banesën e fundit me Silvin që solli në jetë thesarin që na lanë pas. I lehtë ju qoftë dheu! U prehshi në parajsë!/tvklan.al

Fotografia e Vlora Lajme

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit

 

Një aksident i rëndë ka ndohur pasditen e djeshme në Rrugën e Kombit.

Një 48-vjeçar me inicialet T. Z., duke udhëtuar me një motor ‘Harli Davidson’ ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Për pasojë, 48-vjeçari është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Më datë 18.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin T. Z., vjeç 48, pasi dyshohet se në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash, në Reps, duke drejtuar motorin “Harli Davidson”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësin e rrugës, duke marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Qëlloi xhaxhain e gruas, vetëdorëzohet shqiptari. Ja emri…

 

Vetëm 3 ditë pasi qëlloi me armë, duke plagosur xhaxhain e gruas, një shqiptar në Itali ka vendosur që të vetëdorëzohet.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane.
Sipas tyre, shqiptari Endrit Memaj, 29 vjeç është vetëdorëzuar në policinë e Monza e Brianza, vetëm pas 67 orësh që ishte në arrati.
Ai është dorëzuar pasi nuk kishte mundur që të largohet nga Monza ku edhe qëlloi me armë.
Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë, shkruan SYRI.net.
Memaj ka plagosur në shtëpinë e tij një 36-vjeçar moldav, që ishte xhaxhai i gruas. Në momentin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë edhe bashkëshortet e tyre, të cilat janë edhe dëshmitaret e ngjarjes.
Ata kanë thënë se në një moment mes dy burrave ka pasur sherri, për arsye parash.
Shqiptari Memaj në grindje e sipër e kishte qëlluar me plumba në kraharor dhe menjëherë pas ngjarjes kishte marrë armën dhe ishte larguar nga shtëpia.
Moldavi i mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fotografia e Vlora Lajme

Fotografia e Vlora Lajme

Fotografia e Vlora Lajme

Fotografia e Vlora Lajme

“Procesi i liberalizimit të vizave do të përfundojë këtë vit”

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka vlerësuar se rekomandimi për heqjen e vizave për Kosovën paraqet një çast të rëndësishëm për realizimin e një të drejte të shumëpritur.

Duke u bazuar në përmbushjen e kritereve dhe takimet me përfaqësuesit e BE-së, ajo ka shprehur optimizmin se procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të përfundojë këtë vit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Deliu-Kodra ka theksuar se aprovimi i vendimit për vizat do të jetë më i lehtë në Parlamentin Evropian, ndërsa më kompleks në Këshillin e Ministrave.

Ajo ka paralajmëruar se do të kenë një dinamikë të re të lobimit për liberalizimin e vizave për t’i bindur vendet anëtare të BE-së se kosovarët nuk do ta keqpërdorin këtë proces.

 

Gjendet varri i ri misterioz në Egjipt, ja çfarë ka brenda

Dy javë më parë, arkeologët në Egjipt gjetën një sarkofag masiv të granitit të zi në Aleksandri, të paprekur për 2000 vjet dhe thashethemet shpejt filluan përhapeshin.

Dy javë më parë, arkeologët në Egjipt gjetën një sarkofag masiv të granitit të zi në Aleksandri, të paprekur për 2000 vjet  dhe thashethemet shpejt filluan përhapeshin.

Sipas ekspertëve të cilët tani e kanë hapur atë, nuk është asnjëra nga këto të dyja.

Në vend të kësaj, ajo zbuloi tre skelete dhe ujë ngjyrë kuqe-kafe, të cilat dhanë një erë të padurueshme.

Ministria e Antikave të Egjiptit kishte caktuar një komitet të arkeologëve për të hapur reliktin, i cili u zbulua në një shesh ndërtimi.

Sipas lajmeve nga mediat egjiptiane El-Watan, ata fillimisht hoqën kapakun e varrit vetëm nga 5 cm para se aroma shumë e rëndë ti detyronte ata të largoheshin nga skena e inspektimit tërësisht. Ata më vonë e çmontuan atë me ndihmën e inxhinierëve ushtarakë egjiptianë.

 

Regjionale

Moti

Kosovo
broken clouds
20 ° C
20 °
20 °
77%
3.6kmh
75%
Sat
22 °
Sun
26 °
Mon
19 °
Tue
21 °
Wed
21 °