Në këto vende mund të bleni nënshtetësinë, çmime nga 100 mijë dollar në 10 mijë euro

Programe ekonomikë po lejojnë të huajt që të blejnë në mënyrë legjitime nënshtetësinë apo lejen e qëndrimit, në këmbim për investime të konsiderueshme.

Sipas FMN, në një tabelë të quajtur “çmimi i nënshtetësisë”, fenomeni vendoset në perspektivë globale dhe tregohet se përveç Europës dhe Karaibeve, këto programe ekzistojnë edhe në Kanada, SHBA, Australi, Singapor dhe Zelandë të Re.

Opsioni më i lirë për të blerë nënshtetësinë është Dominika, për një investim minimal prej 100 mijë dollarësh.

Në Qipro, kjo vlerë arrin në 2.5 milionë dollarë. Pjesa tjetër në tabelë fokusohet në programet e qëndrimit në botë, ku investimi minimal më i madh për të fituar lejen e qëndrimit, është në Francë me 10 milionë euro.

Ndërkohë, sipas ligjit 108/2013 për të huajt në Republikën e Shqipërisë, ndryshuar me Ligjin nr.74/2016, neni 65 pika 2, një i huaj mund të pajiset me leje qëndrimi nëse ka kryer një investim në Republikën e Shqipërisë në një shumë jo më pak se 2 milionë euro dhe dokumenton se ka krijuar mbi 100 vende pune për një periudhë së paku 1-vjeçare, shkruan Telegrafi.

Ofrimi i nënshtetësisë për shtetas të huaj mund të inkurajojë investime të mëdha për një vend. Në St Christopher dhe Nevis, sasia e parave që qarkullon në sektorin publik prej programeve të nënshtetësisë u rrit në rreth 25% të PBB-së në 2013.

Vendet Europiane po përfitojnë gjithashtu; skema në Portugali përbënte për rreth 13% të investimeve të huaja direkte në 2014-ën

Pesë fotografitë e presidentes kroate në Krujën e Skenderbeut

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović gjatë vizitës së saj në Shqipëri vizitoi edhe qytetin historik të Krujës, ku u ndal në kalanë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Disa momente ku presidentja ka shuar kureshjtne duke mësuar më shumë rreth historisë së popullit shqiptar teksa vizitoi muzeun, por nuk ka ngurruar të shfrytëzojë këtë bukuri, për të bërë edhe disa foto.

Presidenti Ilir Meta, i cili ka postuar fotot në rrjetin social Facebook, thotë se është mjaft i nderuar nga ky moment.

Pesë fotografitë e presidentes kroate në Krujën e Skenderbeut

 

 

Ju kërkoj ndjesë!

Shkruan Gerhard Pregapuca

Prizren!
Ju kërkoj ndjesë!
Ky nuk është thjesht një lyps i lën në mëshirë nga fati!
Ky është turpi ynë.
E turpi e ka një emër..
Tasim Badallaj!
Heroi i burgut ish-jugosllav që ka ngrit zërin që në kohë të Titos për të drejtat e barabarta të Shqiptarëve.
Pra!
Ky është lypsi që ka mbajt dy fakultete dhe torturat Serbe.
Unë personalisht e pështy këtë të marr që dha jetën përsëgjalli për laviret që drejtojnë sot Shqiptarët .
Ky e meriton vendin që ka.
Ne paskemi fat.

#photooftheday and everyday.

Fotografia e Gerhard Pregapuca Photography

Universiteti nga SHBA-ja: Mediet sulmojnë më shumë myslimanët, për të tjerët “mbyllen sytë”

Universiteti prestigjioz i Alabamës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka publikuar hulumtimin e fundit rreth sulmeve terroriste nëpër botë.

Ky institucion i rëndësishëm arsimor theksoi se komuniteti myslimanë është në shënjestër tendencioze nga mediet në Amerikë.

Sulmet e myslimanëve marrin mesatarisht 105 tituj, ndërsa të tjerë vetëm 15, shkruan Guardinan, transmeton Indeksonline

“Sulmet terroriste të kryera nga ekstremistët myslimanë marrin 357% më shumë mbulim nga shtypi amerikan sesa ato të kryera nga jo-muslimanët”, theksohet aty. /Indeksonline/

SHKRIMI I PLOTË

Skena si nëpër filma nga Policia e Vushtrrisë: Ndjekin një kontrabandist 5 km nëpër male

Dje, rreth orës 10:00, Policia e Kosovës ka pasur mjaft punë. Zyrtarët e saj janë përballur me ndjekje të një veture si nëpër skena filmi.

Metro merr vesh se një veturë Golf 6 pa targa nuk i ishte ndalur Policisë në Stanovc dhe kishte vazhduar të ikën në drejtim të Vushtrrisë. Policia e rajonit të kësaj komune kishte marrë kërkesë për asistim dhe ishin vënë në ndjekje të një personi.

Rasti është konfirmuar nga Policia për Metron, të cilët kanë pranuar se vetura nuk u është ndalur dhe është dashur të përfshihen edhe Policia e Vushtrrisë.

“Dje në mes orës 09:00-10:00, një automjet pa targa i markës Golf 6, i cili po lëvizte në drejtim nga Prishtina për Mitrovicë në magjistrale, nuk i është ndalur Policisë në fshatin Stanovc. Policia e trafikut i është vënë në ndjekje, njëkohësisht ka kërkuar asistim nga Stacioni Policor i Vushtrrisë”, thonë për Metron burime nga Policia.

Por, skenat e filmit vetëm kishin nisur, pasi shoferi i ndjekur kishte vendosur të mos ndalej dhe ishte nisur drejt fshatit Dumnicë të Vushtrrisë. Gjithmonë në ndjekje të Policisë, vetura është dashur të futet në rrugë malore ku edhe ka ngecur.

Mirëpo, i dyshuari insistonte në tentimin për ikje nga Policia. Ai pasi ngecet në rrugë zbret nga vetura dhe ikën në këmbë. Policia i vihet në ndjekje në këmbë dhe e kap vetëm pas 5 kilometrash vrapim.

Personi i dyshuar që po voziste veturën u kap në fshatin Samadrexhë pas ikjes së gjatë nëpër male nga dy togerë të Policisë së Vushtrrisë, të cilët i ishin vënë në ndjekje që nga fillimi.

Ndërkohë, Metro mëson se i dyshuari kishte mbushur veturën përplotë cigare të kontrabanduar dhe pa banderola, e të cilat u konfiskuan në veturën që i dyshuari e braktisi.

E ky rast tregon një tendencë tjetër në ndjekjen e kontrabandës, pasi deri tani qindra raste janë kapur për kontrabandë që vinte nga veriu për në Prishtinë, mirëpo rasti i djeshëm është i rrallë pasi malli ka mundur të futet nga ndonjë pjesë tjetër e Kosovës.

Ndryshe, rajoni i veriut që përfshin komunat Leposaviq, Zveçan e Mitrovicë e Veriut, por edhe Mitrovicë Jugore e Vushtrri, janë të prekur nga kontrabanda me mallra nga Serbia. Metro ka raportuar disa herë për kapjen e mallrave të kontrabanduara, e madje tash së fundmi edhe u arrestua ‘mbreti i kontrabandës’ i njohur me emrin ‘Kaça’.

 

Sa kushtoi udhëtimi i baballarëve të kombit me aeroplanin e Pacollit deri në Bruksel?

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli i cili i tha se i dërgoi me shpenzime të veta liderët në takim me Mogherinin në Bruksel, ka treguar koston e fluturimit deri atje. Me Pacollin udhëtuan Veseli, Haradinaj, Limaj, Gashi. Nga Brukseli për në Prishtinë bashkë me ta fluturoi edhe Hashim Thaçi.

Kryediplomati Pacolli, mbrëmë gjatë një interviste ka thënë se udhëtimin e tij të fundit drejt Brukselit, kur shkuan për takim te Mogherini, e ka paguar me para të veta.

Sipas tij, kur në një udhëtim të tillë ndodhet disa persona tjera, siç ishte rasti i fundit kur Pacollin në aeroplanin e tij luksoz po e shoqëronin Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Dardan Gashi e gazetari Baton Haxhiu, gjithçka shpaguhet.

Ai ka zbuluar se kostoja për një orë fluturim me aeroplanin e tij është 8 mijë euro, me të gjitha shpenzimet, që i bie se deri në Bruksel mund të ketë paguar 20 mijë euro nëse udhëtimi ka zgjatur 2 orë e gjysmë.

Por, Pacolli ka insistuar se ai ka paguar vet për këtë udhëtim. Ai ka thënë se “nuk e di se cka janë mëditjet se paga e tij shkon në Fondacionin e tij dhe më pas shpërndahet për bursa”.

Gjatë udhëtimit me aeroplan, u raportua për një incident në ajër pasi aeropani rrezikonte të hynte në hapësirën ajrore të kontrolluar nga Serbia për fajin e kullës në aeroportin e Tiranës. Por, ALBCONTROL ka sqaruar për Gazetën Express se planin e fluturimit e kishte hartuar vetë piloti i Pacollit dhe se ky institucion thjesht e kishte aprovuar tek autoritetet evropiane.

Meriton Korenica u kërkon falje tifozëve: Duhet të jemi të bashkuar, të mendojmë për Superkupën

Ylli i ri i Prishtinës, Meriton Korenica, është shprehur jashtëzakonisht i dëshpëruar pas pamundësisë për të siguruar rrethin e dytë të kualifikimeve të Europa League me klubin nga kryeqyteti.

Prishtina u eliminua pas penaltive pasi dy ndeshjet përfunduan pa gola me skuadrën Fola Esch.

Korenica ishte një prej lojtarëve më aktiv të ndeshjes duke krijuar shumë raste e duke u gjetur edhe vet në pozitë shënimi, teksa as tri penalti vendimtare nuk u konkretizuan nga Prishtina duke u eliminuar kështu nga kualifikimet e Europa League.

Dhe, reprezentuesi i Kosovës U-21 ka shprehur keqardhjen dhe ka kërkuar nga të gjithë që të jenë sa më të bashkuar.

“Falënderoj tifozët që udhëtuan, dhe u kërkoj falje atyre që i zhgënjyem. Synimi jonë ishte që të gëzojmë tifozët dhe të bëjmë krenarë të gjithë, ishim vetëm një penalti larg që ta bëjmë këtë. Zhgënjimi është i madh, por kjo është pjesë e futbollit”.

Meriton Korenica gjatë ndeshjes ndaj Folas, Foto: FCPrishtina.com

“Nuk është momenti për t’u kthyer dhe për të menduar për atë ndeshje. Është koha të jemi sa më të bashkuar me tifozët, kryesinë, me trajnerin dhe me bashkëlojtarët, që së bashku të shkojmë përpara në sezonin e ri. Tash mendojmë për Superkupën e Kosovës ku e kemi një mundësi për të fituar trofeun e parë të sezonit”, u shpreh Korenica për Telegrafin.

Korenica kaloi te Prishtina në qershor si transfer i lirë pasi shkëputi marrëveshjen me Lirinë. Ai shënoi qysh në debutim ndaj FC Europas në Gjibraltar dhe është shndërruar në një prej ogurëve kryesorë të lojës dhe formacionit të trajnerit, Mirel Josa. /Telegrafi/

Zlatko Dalic dëshiron të largohet nga drejtimi i kombëtares kroate

” Unë nuk kam menduar për ndeshjen me Portugalinë. Tani është koha ideale për të shkuar. Vendimin e kam marrë gjatë qëndrimit në Amerikë me familjen dhe ky vendim më takon vetëm mua”.

“Por, pas ardhjes në Zagreb, kur pashë pritjen madhështore që më është bërë, duhet të rishqyrtojë vendimin për shkak të këtyre njerëzve të zakonshëm që janë të rëndësishme për mua, sepse shkaku i atyre emocioneve, po e pyetja veten: A kam të drejtë tani t”i zhgënjej këta njerëz”, tha Dalic, shkruan vecernji list.

“Unë shumë shpejt do të marrë një vendim përfundimtar. Do të vendosë për fatin e tim”, ka pohuar ai.

Ndryshe, Kroacia nuk ka arritur që në finale të triumfoj kundër kombëtares së Francës. /Telegrafi/

Chelsea pranon ofertën, Hazard te Real Madridi për 190 milionë euro?

Eden Hazard pritet të bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit, raportojnë mediat franceze.

Gjiganti spanjoll ka liruar Cristiano Ronaldon, i cili është transferuar te Juventusi para disa ditësh për një shifër prej 112 milionë eurosh.

Kështu, drejtuesit e skuadrës nga Santiago Bernabeu janë hedhur në sulm për të gjetur shpejt zëvendësuesin e yllit portugez.

Real Madridi është i interesuar për sigurimin e yllit të Chelseat, Hazard si zëvendësues i Ronaldos, por edhe shërbimet e portierit belg Thibaut Courtois.

Por, sipas mediave në Francë, Mbretërit kanë rënë dakord për një marrëveshje e cila përfshin vetëm mesfushorin-sulmues.

Sipas mediumit francez Le10Sport, Blutë dhe Los Blancos kanë rënë dakord për një shifër prej 170 milionë funteve apo 190 milionë eurove për Hazardin.

Ylli belg gjatë karrierës së tij në Stamford Bridge ka shënuar 89 gola dhe ka siguruar 70 asistime në 300 paraqitje për Blutë.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur edhe arritja e marrëveshjes për Courtois, i cili pritet të transferohet në Bernabeu për 35 milionë euro pasi ka vetëm edhe një vit kontratë. /Telegrafi/

Ja kompanitë që kanë fituar më shumë para nga shteti në 3 vite

Open Data Albania po hulumton mbi Renditjen e Bizneseve Kontraktore me Njësi të Qeverisjes Vendore, sipas vlerës së kontratave të fituara në prokurime publike. Renditja shfaq 50 subjekte ekonomike, të cilat në tre vitet e fundit kanë marrë vlerën më të lartë të tenderave nga Bashkitë. Të dhënat përkojnë me tërësinë e kontratave të dala nga procesi i prokurimit publik për periudhën Korrik 2015 – Korrik 2018.

Tabela me vlera renditëse gjenerohet si pjesë e sistemit të të dhënave në databazën Open Procurement Albania. Në këtë databazë janë ruajtur dhe mirëstrukturuar informacione për çdo procedurë tenderimi të realizuar nga Bashkitë apo institucione dhe ndërmarrje në vartësi të tyre, nga korriku 2015 dhe në vijim. Në korrik të 2015 filloi funksionimi i gjashtëdhjetë e një bashkive sipas ndarjes së re territoriale dhe administrative. Sistemi mundëson informacion të tenderave të çdo bashkie apo institucioni nën vartësi, dhe listën e tenderave sipas llojit të kontratës.

Filtrat e kërkimit në databazë bëjnë të mundur edhe listimin e tenderave sipas operatorit fitues, vlerës së kontratës apo numrit të operatorëve pjesëmarrës në garë.

Në këtë hark kohorë korrik 2015 – korrik 2018, operatorët apo bizneset me vlerë më të lartë të kontratave të fituara në tenderime nga bashkitë janë operatorët: FUSHA shpk; G. P. G COMPANY SHPK; SALILLARI SHPK; ALKO-IMPEX GENERAL Constuction shpk; Vëllezrit Hysa shpk, Victoria Invest shpk etj.

Një vizualizim mbi renditjen sipas vlerave e gjeni në faqen e parë të Open Procurement Albania për njësi të Qeverisjes Vendore. Ky vizualizim gjenerohet çdo ditë sipas vlerave të kontratave të saposhpallura. Artikulli që po publikojmë përkon me të dhëna deri në datën 20 korrik 2018.

Renditja kryesohet nga Fusha shpk, një shoqëri e cila në tenderat ku ka konkurruar si e vetme dhe jo në bashkim operatorësh me një shoqëri tjetër, shënon 36 raste (kontrata fillestare dhe shtesa) ku është njoftuar fituese. Vlera të ofertave të saj, si oferta të shpallura fituese është tre pikë shtatëdhjetë e tetë miliard lekë (3 782 488 740 lekë).

Kontratat e saj kjo shoqëri biznesi i ka fituar në tenderime në tre Bashki të ndryshme. Konkretisht me bashkinë Vorë janë gjashtë kontrata; me Bashkinë Tiranë janë njëzet e tetë kontrata dhe Bashkinë Roskovec dy kontrata. Fusha shpk na shfaqet e suksesshme edhe në rastet kur ka konkurruar si bashkim operatorësh me subjekte të tjera. Rasti kur dy operator paraqiten si një ofertues në tender. Firma Fusha shpk ka bashkëpunuar dhe fituar tendera në bashkëpunim me të paktën dhjetë shoqëri të tjera biznesi.

Në rastin e këtyre kontratave nuk kemi të qartë vlerën e kontratës që kontraktohet drejtpërdrejt tek kjo shoqëri. Subjekte biznesi që kanë funksionuar si operator (ofertues) në bashkëpunim me shoqërinë Fusha shpk janë : Alba Konstruction shpk; Gjoka Konstruction; ED Konstruksion; Hostoci Shpk; Besta shpk; Everest Shpk; Colombo shpk; Totila; ArkonStudion; Green Farm. Një pasaportë me të dhëna të kësaj shoqërie dhe profilin e saj si kontraktor në tendera me njësi të qeverisjes vendore, ju mund ta gjeni tek portali për Shoqëri Biznesi.

Vendi i dytë pasohet në renditje nga shoqëria G.P.G Company shpk. Kjo shoqëri ka njëzet e dy kontrata ku është njoftuar fituese (pa bashkim operatorësh apo bashkëpunim me shoqëri të tjera) me një vlerë kontrate (oferte) pa TVSH prej një pikë shtatëdhjetë e shtatë miliard lekë (1 769 315 155 Lekë). Numri i bashkive ku G.P.G Company ka fituar kontrata është katërmbëdhjetë dhe bashkitë janë Kukës; Mirditë; Tiranë; Kavajë; Peqin; Korçë; Tepelenë; Libohovë; Delvinë; Finiq dhe Konispol. Shoqëria ka fituar edhe kontrata të tjera por ato si pjesë e bashkimit të operatorëve.

Bashkim operatorësh është rasti kur dy apo më shumë kompani kanë marrëveshje dhe konkurrojnë si një ofertues i vetëm. Shoqëritë me të cilat ka bashkëpunuar G.P.G Company janë Modeste shpk; B93 shpk; AD-Star shpk; Leon Konstruksion; Boshnjaku; Everest; R.S & M shpk; Xhimo & Kleo shpk etj. Kjo shoqëri është themeluar në vitin 1996. Një pasaportë me të dhëna të kësaj shoqërie dhe profilin e saj si kontraktor në tendera me njësi të qeverisjes vendore, ju mund ta gjeni tek portali për Shoqëri Biznesi ).

Salillari është numri tre në renditjen BIG sipas vlerave të kontratave të fituara tenderime me Bashki. Kjo shoqëri ka fituar si subjekt pa bashkëpunime me subjekte ekonomike të tjera, një numër prej 19 kontratash të cilat kanë vlerë pa TVSH prej një pikë pesëdhjetë e shtatë miliard Lekë (1 570 604 436 Lekë). Subjekti ka kontrata të fituara me tetë bashki e konkretisht: Bashkia Vorë katër kontrata; Bashkia Tiranë gjashtë kontrata; Bashkia Rrogozhinë një kontratë; Bashkia Maliq një kontratë; Bashkia Fier një; Bashkia Kuçovë një kontratë dhe Bashkia Himarë dy kontrata.

Shoqëria Salillari ka fituar kontrata edhe në bashkëpunim me subjekte të tjera ekonomike duke konkurruar me një ofertë te vetme si një operator i caktuar. Këto bashkëpunime janë me shoqëritë Vashtemia; Rosi: Buldings Construction etj.

Një pasaportë me të dhëna të kësaj shoqërie dhe profilin e saj si kontraktor në tendera me njësi të qeverisjes vendore, ju mund ta gjeni tek portali për Shoqëri Biznesi.

Shoqëria që mban vendin e katërt është ALKO-IMPEX General Construction me një vlerë kontratash pa TVSH prej një pikë dyzet e pesë miliard lekë (1 458 696 237 Lekë). Kjo shoqëri ka njëzet e pesë kontrata me shtatë bashki të ndryshme. Në vendin e pestë renditet shoqëria Vëllezrit Hysa me një vlerë kontratash pa TVSH prej një pikë tridhjetë e katër miliard lekë (1 340 306 952 Lekë). Këto kontrata janë lidhur me tetë njësi të ndryshme të qeverisjes vendore. Një pasaportë me të dhëna të kësaj shoqërie dhe profilin e saj si kontraktor në tendera me njësi të qeverisjes vendore, ju mund ta gjeni tek portali për Shoqëri Biznesi.

Edhe shoqëria Vëllezërit Hysa ka një numër të madh kontratash të fituara duke marrë pjesë në tender si bashkim operatorësh me shoqëri të tjera biznesi. Pasaporta e kësaj shoqërie në portalin për Shoqëri Biznesi ka më shumë informacion pozicionin e saj si kontraktor pranë njësive të qeverisjes vendore.Një pasaportë me të dhëna të kësaj shoqërie dhe profilin e saj si kontraktor në tendera me njësi të qeverisjes vendore, ju mund ta gjeni tek portali për Shoqëri Biznesi .

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/2358/titull/Renditje-e-Bizneseve-sipas-vleres-se-kontratave-te-fituara-me-Bashkite-2017-2018

Çështja e Luginës së Preshevës, Haziri reagon ndaj Haradinajt – pasi ky i fundit e quajti shakaxhi (Video)

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka komentuar idenë që ka dhënë Haziri për pozicionin e Luginës së Preshevës.

Kryeministri Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, e ka quajtur Hazirin si një “hajgaregxhi” i cili sipas tij po lufton për interesa elektorale.

“Luta është një shakaxhi për të marrë votat e preshevarëve me Anamoravë. Ai e mbanë gjallë këtë temë në vazhdimësi vetëm për qëllime elektorale”, ka deklaruar Haradinaj, përcjell Telegrafi.

Dhe menjëherë pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i Lutfi Hazirit.

Ai përmes një postim në Facebook ka thënë se nëse për Haradinajn, çështja e Preshevës është edhe e rrezikshme, hajgare, por edhe punë votash, për të është vetëm borxh politik dhe padrejtësi historike mos me e zgjidhë këtë proces.

“Koha ka ardhë”, ka shkruar Haziri.

Megjithatë, siç ka shtuar ai, fatkeqësisht, “koalicioni i vendimeve të mëdha” dhe frikacakëve po udhëheq.

Postimi i plotë i Hazirit në Facebook:

Në vend të reagimit per kryeministrin Haradinaj

Kam besu që proceset e rënda politike nuk i përkthen në hajgare, sikur që kam besu që janë përgjegjësi e madhe dhe duhet unitet e koncensus i gjerë politik. Lindja e Kosovës dhe komunat e saj që mbetën “brenda” Serbisë, kërkojnë zgjidhje politike.

Ka katër vite qe ju kam paralajmëruar për këtë dhe kam paraqitur opsion të përgjeshëm politik. Ish kryeministri Thaçi e quajti të rrezikshëm atëherë. Tash ju po e quani hajgare e punë votash.

Për ju ështe edhe e rrezikshme, edhe hajgare, e edhe punë votash. Por, për mua është vetëm borxh politik dhe padrejtësi historike mos me e zgjidhë këtë proces. Koha ka ardhë.

Por, fatkeqësisht, ‘koalicioni i vendimeve të mëdha’ dhe frikacakëve po udhëheq. Nëse është kështu puna e hajgarexhive!(sic) /Telegrafi/

Regjionale

Moti

Kosovo
few clouds
25 ° C
25 °
25 °
57%
6.2kmh
20%
Sat
22 °
Sun
26 °
Mon
25 °
Tue
21 °
Wed
21 °