74-vjeçi mbytet në plazhin te Velipoja

Rreth orës 17:00 të së dielës, një 74-vjeçar ka ndërruar jetë në vendin e plazhin e Rrjollit në Velipojë.

Loading...

Pasi ka marrë njoftohemi se një person po mbytej në det, shërbimet e policisë si dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje , ku kanë konstatuan se Vebi Dini, 74 vjeç banues në Dobraç, Shkodër, ishte nxjerrë nga pushuesit nga deti në gjendje kritike, transmeton tch.

Menjëherë atij i është dhënë ndihma e parë mjekësore si dhe është transportuar për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake nuk ka shenja të dukshme dhune.