7 të vdekur nga bora në Alpe

 

Së paku shtatë vetë vdiqën në Alpe gjatë fundjavës me borë, ndërsa skiatorët vazhdojnë të përballen me rrezik të lartë ortekësh në Austri, Gjermani dhe Itali.

Dy ortekë të ndarë vranë dy skiatorë gjermanë në malet Vorarlberg të Austrisë. Skiatori i tretë vdiq në qarkun Pongau, pranë Salcburgut.

Në Bavari, një skiator vdiq nga rënia e një druri pranë qytetit Bad Tëlc, ndërsa një ortek vrau një grua në malet Tajsenberg.

Dy alpinistë, ndërkaq, vdiqën në Alpet italiane.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për disa njerëz të zhdukur gjetkë në Alpe.

Niveli i dytë i paralajmërimit për ortekë është në fuqi në gjithë Tirolin austriak dhe në shumicën e Alpeve bavareze.

Skiatorët janë paralajmëruar që të shmangin skijimin jashtë pistave dhe shumë rrugë malore janë mbyllur për shkak të rrezikut nga ortekët. /rel/