500 të vdekur për Ramadi-n e Irakut

Një numër i përafërt prej 500 njerëzve kanë mbetur të vrarë në luftimet e Irakut, në ditët e fundit në qytetin perëndimor Ramadi, ka cituar Reuters një zëdhënës të qeverisjes lokale të provincës Anbar, Muhanad Haimour.

Loading...

Një numër i saktë për viktimat në Ramadi nuk është bërë i ditur ende, ka thënë Haimour, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, vlerësimet e para tregojnë se “reth 500 njerëz kanë mbetur të vrarë, përfshirë këtu civilët dhe anëtarë të forcave të sigurisë”, ka thënë ai.

Ndërkaq një numër prej 6.000 deri 8.000 banorë janë zhvendosur, ka shtuar Haimour.