Komuna e Drenasit ka publikuar njoftimin për kontratën e radhës.

Bëhet fjalë për mirëmbajtjen dhe renovimin e varrezavë që gjenden në këtë komunë.

 

 

E kjo kontratë buxhetit të komunës pritet t’i kushtoj me 50 mijë euro, transmeton Indeksonline.

Në këtë kontratë poashtu janë bërë të ditura vendet ku pritet të realizohet ky projekt.

Vendet ku do të rregullohen varrezat janë Korroticë, Sankoc, Terstenik, Komoran, Verboc, dhe fshati Arllat./Indeksonline/