4000 km për miqësore ndaj Shqipërisë…, Real Madridi shqetësohet për Bale

Real Madridi shqetësohet për lojtarët e vet, sidomos kur janë të angazhuar me kombëtaret. Sipas spanjolles “AS”, një nga preokupimet e klubit mbretëror spanjoll është Gareth Bale, për të cilin thotë se do të udhëtojë 4000 kilometra për të luajtur një miqësore në Shqipëri:

Fillon operacioni i kthimit të lojtarëve të Real Madridit, pas angazhimeve me kombëtaret e tyre. Që prej kësaj të hëne, 6 nga 11 lojtarët e bardhë, që kanë pasur ndeshje ndërkombëtare, do të jenë tashmë në Madrid.

Loading...

Mbetej e paqartë nëse Gareth Bale do të kthehej në Madrid, apo jo, pas ndeshjes Uells-Danimarkë, të cilën ekipi i tij e luajti për të përparuar në kategorinë e parë të Ligës së Kombeve. Bale shënoi, por humbi Uellsi, ndaj mbetën në Ligën B. Ylli i Real Madridit ka vendosur të shkojë edhe në Shqipëri, ku Uellsi do të luajë një ndeshje miqësore (në Elbasan, të martën, ora 20:00).

Bale do të bëjë 4052 kilometra, në itinerarin Cardiff-Tiranë-Madrid, për të luajtur një miqësore… Ai vetë e ka konfirmuar praninë e tij në këtë miqësore, me një “twett”, në të cilin shkroi: “Me kombëtaren, ndeshje tjetër të martën”. Real Madridi lutet në të njëjtën kohë për uellsianin, duke ditur se pati probleme në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes në Vigo”.