Gjatë ditës së djeshme është nisur për shërim në Turqi Donart Ahmeti.

Kjo u mundësua falë shumë bamirësve në krye me Labinot Tahiri, Iniciativa Zgjatma Dorën dhe shumë qytetar nga Diaspora të cilët iu bashkangjiten aksionit humanitar.

Donarti ditëve në vijim do t’iu nënshtrohet kontrolleve dhe terapive deri në transplantimin e qelizave nga palca kurrizore.

Familja Ahmeti është mirënjohëse ndaj gjithë qytetarëve, shoqatave dhe bizneseve të cilët kontribuan në ndihmë të Donartit.

Ndihma për Donartin vazhdon deri në sigurimin e shumës totale për transplantim.

Fotografia e Jepi zë 02