4 emrat përfundimtar për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 24-të të saj ka dërguar në Kuvend kandidaturat e propozuara nga Banka Qendrore për guvernator të kësaj banke.

Kryeministri Haradinaj tha se brenda 15 ditësh ky propozim i kalon Kuvendit për miratim.

Bazuar në Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, për përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka miratuar listën të cilën do ta procedojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me kandidatët si në vijim:

  1. Fehmi Mehmeti
  2. Shkëndije Himaj
  3. Besnik Bislimi, dhe
  4. Safet Merovci