4 emra në Kuvend për Avokat të Popullit

Mazllum Baraliu, Suzana Novobërdaliu, Shqipe Mala dhe Veton Vula janë kandidatët që  mund të zgjedhen në postin e Avokatit të Popullit, brenda 30-ditësh.
Lirije Kajtazi ka konfirmuar për “Epokën e re” se emrat e katër kandidatëve i janë përcjellë Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, të cilin e kryeson ajo dhe se të hënën do të shqyrtohen nga po ky komision, pastaj do të dërgohen në Kuvend për votim. Ajo ka vlerësuar se deri më tani ky proces ka qenë transparent dhe pa ndikime politike.