Ky është i riu që humbi jetën mbrëmë në aksident trafiku

Një 18-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.Sipas mediave, i ndjeri është Fidan Durmishi nga fshati Stanoc i Poshtëm i Vushtrrisë.

18-vjeçari, Durmishi do të varroset sot me datën 18 tetor, pas namazit të Ikindisë në varrezat e fshatit.

Loading...

Ndryshe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, në konfirmimin e këtij aksidenti ka thënë se vozitësi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin është ndaluar në polici.