Deputeti i Kosovës trasplaton veshkën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka njoftuar se i është nënshtruar me sukses transplantimit të veshkës.

Operacioni, sipas tij, ka kaluar si është më së miri.

Loading...

Kelmendi njofton se është kthyer në familje dhe se me rekomandimin e mjekëve deri në rikuperimin final shëndetësor do t’i kufizojë përkohësisht disa prej aktiviteteve dhe angazhimeve ditore.

Deputeti nuk ka treguar vendin ku është operuar as ditën, por vetëm ka shkruar se “këto ditë” i është nënshtruar operimit.

Ky është postimi i plotë në profilin e tij në “Facebook”.

“Miq të nderuar,

Kam kënaqësinë tju informojë se këto ditë i jam nënshtruar me sukses transplantit të veshkës, një intervenim ky i ndërlikuar, kompleks, por që fatmirësisht, ka kaluar siç është më së miri.

Falënderoj Zotin, që deshi, që unë ti ktehem sërish vazhdimësisë.

Pas disa betejave të fituara shëndetësore, po duket se tani e kam fituar edhe luftën në këtë drejtim.

Tani jam kthyer në familje me gjendje shëndetësore të mirë, ndërsa që më duhet të ndjekë udhëzimet dhe rekomandimet e mjekëve specialist deri në rikuperimin final shëndetësorë, gjë që nënkupton një kufizim të përkohshëm të disa prej aktiviteteve dhe angazhimeve ditore, për shkak të kontrollit dhe menaxhimit të imunitetit.

Dua me këtë rast të shprehë mirënjohjen e thellë për qindra e mijëra miq nga të gjtiha anët e Botës, për ineteresimin e tyre.

Falënderim për kolegët e punës dhe të politikës, për njerëz të thjeshtë dhe të gjithë ata që bashkëndjenë me mua dhe familjen në këto ditë.

Falënderim të veçantë për familjen time të ngushtë dhe të gjërë.

Së shpejti takohemi në punë, me energji të reja!

Mirënjohës;

Ramiz Kelmendi”.