30-vjeçari nga Podujeva gjendet pa shenja jete në shtëpi

Mbrëmë në fshatin Gllamnik të Podujevës një burrë rreth moshës 30-vjeç i ka dhënë fund jetës me litar. Familjarët e kanë gjetur viktimën të varur në një shtëpi, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta Express.

Rastin e ka konfirmuar edhe Bekim Bislimi nga zyra për informim në policinë e Podujevës.

Loading...

“Me datë 03.10.2018 në orën 20:45  kemi pranu informatën për një incident në fsh.Gllamnik-Podujevë . Njësit relevante stacionit policor Podujevë , gjithashtu edhe ekipa mjekësore/emergjenca kanë dalur në vend ngjarje. Me të arritur në lokacion,  kanë vërejtur  një person i cili dyshohej se ishte pa shenja jete. Në ndërkohë Ekipa mjekësore, ka konstatuar se personi  ishte pa shenja jete.Viktima është i gjinisë mashkullore rreth moshës 30 vjeq”, tha Bislimi për Express.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion ndërsa policia po heton rastin.