30 ditë paraburgim për personin që sulmonte femrat në rrugët e Prishtinës

Para dy ditësh, Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar 33 vjeçarin V.A., i cili dyshohej se ka sulmuar gratë dhe vajzat që kalonin në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet, për t’u dërguara 48 orë në mbajtje.

Loading...

Mirëpo, sot zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti në një prononcim për Indeksonline ka thënë se i dyshuari është dërguar në paraburgim.

Kohëve të fundit shumë femra ishin ankuar se personi tashmë i arrestuar po i ngacmonte sa herë që kalonin në atë rrugë.

Madje, ato që kishin pësuar dhunë nga 33 vjeçari i cili i sulmonte me grushte pa arsye, kishin bërë thirrje përmes rrjeteve sociale që kushdo që kalon nëpër atë rrugë të ketë kujdes të shtuar.

Tani ai do të qëndroj për 30 ditë në paraburgim, derisa rasti do të vazhdojë në prokurori. /Indeksonline/