3 persona bëjnë për spital 3 policë në Fushë Kosovë

Tre persona, ndër ta njëri i mitur, janë arrestuar gjatë mbrëmjes së kaluar në Fushë-Kosovë, pasi që kanë sulmuar fizikisht tre policë dhe nuk u janë bindur urdhërave të tyre.

Loading...

Pas përleshjës, policët dhe tre personat e dyshuar, kanë marrë tretman mjeksor.

‘Si pasojë e sulmit fizik zyrtarët policorë kanë marrë tretman mjekësor, gjithashtu edhe tre personat e dyshuar kanë marrë tretman mjekësor’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendimin e prokurorit pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar për 48 orë në qendrën e mbajtjes, kurse i dyshuari në moshë të mitur është dërguar në mbajtje për një periudhë 24 orëshe. /gazetametro.net