24 vjeçari britanik arrestohet për ‘mbështetje’ të sulmit në Zelandën e Re

Një mashkull është arrestuar në Mançester për një postim në rrjetet sociale ku thoshte se mbështet sulmin në xhaminë në Zelandën e Re.

Zyrtarët policorë thanë se 24 vjeçari britanik nga Oldham dyshohet se bëri një postim duke u referuar me mbështetje për ngjarjen e tmerrshme në ‘Christchurch’.

 

 

Ai u arrestua nën dyshimin e komunikimit me qëllim të keq, transmeton Indeksonlne.

“Kjo është një periudhë shumë e vështirë për njerëzit. Ngjarjet në Zelandën e Re janë ndjerë në gjithë botën. Shumë njerëz janë në shok të thellë dhe të shqetësuar. Duhet që si komunitet të qëndrojmë së bashku. Kushdo që kalon vijat ligjore, do të arrestohet”, ka thënë një zëdhënës i policisë./Indeksonline /