15 vjeçari B.H. ther 17 vjeçarin A.S.

Me datën 21 Dhjetor 2017, rreth orës 15:24 është raportuar rasti ‘vrasje në tentativë’ në Mitrovicë.

Ngjarja fillimisht ishte raportuar se një person i lënduar ka kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal Mitrovicë, ku njësia patrulluese ka kontaktuar viktimën A.S., 17 vjeçar, i cili lëndimet i kishte nga  një mjet mprehtë, viktima mbetet në spitalin rajonal për trajtimin të mëtejmë mjekësor, gjendja e tij është stabile.

Në vendngjarje i’u janë përgjigjur hetuesit e Stacionit Policor Jug dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, ku në bazë të të dhënave të para të siguruara është identifikuar identiteti i personit  të dyshuar, dhe i dyshuari B.H., 15 vjeçar është arrestuar nga policia.

I dyshuari B.H., 15 vjeçar është intervistuar nga policia dhe me urdhër të  prokurorit të Shtetit, të dyshuarit në fjalë  ju ka shqiptuar masa e ndalimit policor.

Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të rastit, sipas prokurorit kompetent  na udhëzojnë në hetim të veprës penale ‘vrasje në tentativë’./Veriu.info