Sabella trajneri i Milanit?

 

Milani është në krizë të rezultateve dhe për këtë “kurban” pritet të bëhet trajneri Filipo Inzagi. Inzagi pritet të shkarkohet këto ditë dhe vendin e tij ta marrë Mauro Tasotti. Por edhe nëse Inzagi “falet” në këtë pjesë të sezonit, ai do të shkarkohet në fund të sezonit.
Janë duke u lakuar shumë emra për ta marrë drejtimin e Milanit, dhe sot mediat argjentinase e bëjnë të sigurt se Alejandroi Sabella do të marrë Milanin që nga muaji qershor.
Më parë Sabella ishte trajner i Estudiantes, Al Jazira dhe Argjentinës.