Kaos te Milano

 

Milani po kalon në krizë të rezultateve këtë sezon. Pas 25 xhirove të zhvilluara, Milani renditet në pozitën e 10-të me 34 pikë.
Si kur të mos mjaftonte kjo për Milanin, infermieria e klubit të Milanit ka pritur sot dy pacientë të rinjë. Bëhet fjalë për Riccardo Montolivo dhe Nigel de Jong që do të qëndrojnë jashtë fushave për 4-6 javë për dëmtime muskulare.
Poashtu sot mediat italiane kanë shkruar edhe për mundësinë e shkarkimit të Filipo Inzagit dhe në vend të tij të emërohet Mauro Tasoti, ndihmësi i tij./DrenicaPress/